Në vend të hyrjes …
|
Lexues të nderuar, zonja dhe zotërinj, Vija e parë hekurudhore në Kosovë është ndërtuar në vitin 1874.Në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë. |
Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 333,451 km. Në këtë gjatësi nuk përfshihen vijat industriale të cilat kapin gjatësinë prej 103,4 km. Vijat hekurudhore bëjnë lidhjen e të gjitha qendrave më të rëndësishme të Kosovës përveç Gjakovës dhe Gjilanit. Vijat e hekurudhave të Kosovës kanë lidhje të drejtpërdrejt edhe me shtetet fqinje si me Maqedoninë e Serbinë dhe përmes tyre edhe me shtetet e tjera.
Hekurudhat e Kosovës gjenden në një situatë mjaft të vështirë. Infrastruktura hekurudhore (binarët, ndërtesat e stacioneve, stabilimentet sinjalizuese, telekomunikuese dhe të energjetikës), pastaj operimet hekurudhore (lokomotivat, vagonët e udhëtarëve dhe ata të mallrave, punëtoritë, etj.); kërkojnë investime të mëdha, angazhim maksimal të të gjithë punonjësve, stafit menaxhues dhe autoriteteve tjera përgjegjëse, në mënyrë që të përmirësohet situate ekzistuese. Lexo më shumë
Informata për infrastrukturën e hekurudhës
Hekurudhat e Kosovës në Fushë Kosovë administrojnë tokën si dhe infrastrukturën hekurudhore në tërë territorin e Kosovës në ato vende ku janë stacionet dhe ku shtrihen binarët hekurudhor –vijat hekurudhore.
Qëllimi i Hekurudhave të Kosovës është që të japin me qira objektet e hekurudhës të cilat nuk i përdorin për nevojat e veta zyrtare si dhe të japin tokën për shfrytëzim qiramarrësve sipas kërkesave të tyre.
Hekurudhat e Kosovës japin me qira objektet e veta hekurudhore ekzistuese dhe mundësojnë ndërtimin e objekteve me karakter montues.
Objektet Ekzistuese të Hekurudhës
-
Objekte të hekurudhës të destinuara për zyre apo lokal afarist
-
Objekte të hekurudhës të destinuara për depo të mbyllura,
-
Objekte të hekurudhës të destinuara për depo te hapura
-
Ngastër të hapur- tokë.
Për objekte të hekurudhës nëse qiramarrësi e adapton ose e meremeton, këtë e bënë me mjete të veta (vetanake) me kërkesë me shkrim drejtuar hekurudhës si dhe marrjen e pëlqimit nga sektori kompetent në hekurudhë por pa e ndryshuar konstruksionin e objektit si dhe të mos e rrezikoj objektin në aspektin teknik të ndërtimtarisë ku kërkohet edhe mendimi i inxhinierit të ndërtimtarisë.
