Në vend të hyrjes …

 

 

Lexues të nderuar, zonja dhe zotërinj,

Vija e parë hekurudhore në Kosovë është ndërtuar në vitin 1874.Në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë.
Më vonë ka filluar dhe është kryer ndërtimi i rrjetit ekzistues hekurudhor nëpër tërë territorin e Kosovës.

Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 333,451 km. Në këtë gjatësi nuk përfshihen vijat industriale të cilat kapin gjatësinë prej 103,4 km. Vijat hekurudhore bëjnë lidhjen e të gjitha qendrave më të rëndësishme të Kosovës përveç Gjakovës dhe Gjilanit. Vijat e hekurudhave të Kosovës kanë lidhje të drejtpërdrejt edhe me shtetet fqinje si me Maqedoninë e Serbinë dhe përmes tyre edhe me shtetet e tjera.
Hekurudhat e Kosovës gjenden në një situatë mjaft të vështirë. Infrastruktura hekurudhore (binarët, ndërtesat e stacioneve, stabilimentet sinjalizuese, telekomunikuese dhe të energjetikës), pastaj operimet hekurudhore (lokomotivat,  vagonët e udhëtarëve dhe ata të mallrave, punëtoritë, etj.); kërkojnë investime të mëdha, angazhim maksimal të të gjithë punonjësve, stafit menaxhues dhe autoriteteve tjera përgjegjëse, në mënyrë që të përmirësohet situate ekzistuese.

Unë e dijë që të arrijmë këtë, në rrugën tonë janë shumë pengesa dhe vështirësi. Por, me objektiva të qarta, me veprime dhe plane të përgatitura mirë, unë besoj se ne do të arrimë rezultatet e dëshiruara.

Një gjeneral i njohur Amerikan kishte thënë:  

“Ju kurrë nuk duhet të tentoni që rrethanat të ia përshtatni planit: Ju gjithmonë duhet që planin ta përshtatni me rrethanat”.

George S Patton 1944

Nëse rrethanat ndryshojnë dhe plani duhet që të përshtatet me ato ndryshime të rrethanave, atëherë edhe plani duhet gjithashtu të ndryshoj.

Nëse plani nuk mund t’i përshtatet ndryshimit të rrethanave, atëherë ai shumë shpejt do të bëhet i vjetërsuar dhe do të vendoset në sirtar për tu mbuluar nga pluhuri. Ne nuk mund të kemi një plan i cili supozon se  lista e problemeve në të ardhmen do të jetë e njëjtë me atë në të sotmen. 

Ne nuk mund të kemi një plan i cili supozon se paratë për të zgjidhur këto probleme do të jenë gjithnjë të gatshme dhe në dispozicion. Ne duhet të jemi të përgatitur për sfidat të cilat na presin në rrugën tonë. 

Prandaj, bazuar në të gjitha këto që u përmendën më lartë, ne konsiderojmë se me një punë të mirë, me një menaxhim të mirëfilltë dhe me ndonjë investim të mundshëm, Hekurudhat e Kosovës SHA i pret një ardhmëri shumë më e ndritshme nga ajo në të cilën gjenden sot. S’ka dyshim, kjo është një sfidë e madhe, për të cilën ne duhet të jemi të përgatitur dhe të krijojmë kapacitete të mjaftueshme për realizimin e objektivave të parapara.

Hekurudhat e Kosovës ShA çdo ditë e më tepër ecin përpara. Vizioni i jonë është shumë i qartë. Ne do të jemi ofruesit kryesor për transportin e mallrave dhe udhëtarëve në Kosovë dhe jashtë Kosovës.  Realizimi i kësaj objektive tanimë ka filluar dhe ne jemi duke punuar që këtë mision ta kryejmë me sukses.

Prandaj, me moton e njohur: ” Klienti ka gjithnjë të drejtë” ne mirëpresim të gjithë individët dhe kompanitë brenda dhe jashtë Kosovës që të shfrytëzojnë mundësitë të cilat iu ofrojnë Hekurudhat e Kosovës ShA. Ne iu garantojmë të gjithëve mundësi dhe shanse të barabarta pa dallim gjinie, kombi, feje apo race. Ne jemi të hapur dhe transparent ndaj të gjithëve,  me synim që klientët tonë të mos i zhgënjejmë kurrë.

Zonja dhe zotërinj,
Klientë të tashëm dhe të ardhshëm,
Hekurudhat e Kosovës ju presin që ju ti shfrytëzoni mundësitë të cilat ato iu ofrojnë. Andaj, urdhëroni në trenin tonë të përbashkët i cili ecë drejt Evropës së bashkuar, trenin i cili ecë drejt ardhmërisë. 

Drejtori Menaxhues i HK-së
Xhevat Ramosaj