VIZITA E KOMANDANTIT TË KFOR-it

 

VIZITA E PËRFAQËSUESVE TË KFOR – it BG HANS-JOACHIM FICHER JLSG NË HEKURUDHAT E KOSOVËS 

 Me datën 19.08.2010 Hekurudhat e Kosovës Sh. A i vizitoi komandanti i KFOR-it për transport BG Hans-Joachim Fischer JLSG.Mirë se ardhje në këtë takim u dëshiroi Kryetari i Bordit të Hekurudhave të Kosovës Sh. A z. Sejdi Hoxha.Me kët rast Kryeshefi Ekzekutiv i Hekurudhave të Kosovës Sh. A z. Xhevat Ramosaj njoftoi për së afërmi që nga viti i parë i themelimit – historikun e Hekurudhave në Kosovë, sfidat dhe sukseset e kompanisë. Ai gjithashtu prezantoi para tyre orientimin strategjik të kompanisë dhe projektet e kompanisë për të ardhmen.   

Në anën tjetër z. Fischer zgjoi interesim të madh për procedurat e zhvillimeve të transporteve ushtarake me hekurudhë, ku patën rastin të dëgjojnë drejtpërdrejt nga Kryeshefi Ekzekutiv procedurat si dhe mundësit rreth transporteve ushtarake të cilat janë të lavërdishme për këtë lloj transporti.

Për këtë temë z. Besim Asllani Drejtor Komercial i Hekurudhave të Kosovës Sh. A njoftoi z. Fischer se kërkesat nga të gjitha përkatësitë e Kfor – it në Kosovë për realizimin e transporteve ushtarake realizohen pa ndonjë problem pasi që gjithçka sa i përket gjendjes teknike funksionon në mënyrë të drejtë dhe se transporti ushtarak me hekurudhë mbetet si transporti më atraktiv falë kësaj gjendje aktuale.

Gjenerali Fscher së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv z. Xhevat Ramosaj dhe stafin menaxhues të HK- së vizituan edhe Muzeun e Hekurudhave të Kosovës si dhe qendrën për kontrollim të komunikacionit hekurudhor CTC.