H.K. VAZHDOJNË TË MBËSHTESIN SHËTITJET E LIRA ME TREN
Me kërkesë të edukatoreve të institucionit parashkollorë të shkollës fillore “Selami Hallaqi” nga komuna e Gjilanit, Hekurudhat e Kosovës Sh.A mundësuan vizitën me tren në HK të 70 parashkollorëve me përcjellje të nënave të tyre dhe dy edukatoreve. Parashkollorët nën përkujdesjen e nënave të tyre dhe dy edukatoreve u pritën me tren në stacionin hekurudhor në Ferizaj.
Me të arritur në stacionin hekurudhor të Ferizajit rreth orës 11 pd, parashkollorët, nënat dhe dy edukatoret u mirëpritën nga Agjentët e Marketingut Enisa Hoti dhe Fitim Jusufi. Posa u vendosen të gjithë nëpër ulëse dhe treni morri nisjen, parashkollorët me fytyra të buzëqeshura, të kënaqur me komoditetin që u ofronte treni morren vështrimet drejt dritareve, nuk kishte asnjë fëmijët të ulur dhe nënat menjëherë filluan të bëjnë foto.
Agjentja Enisa Hoti fillimisht dëshiroi të merrte një pasqyrë emocionesh nga dy edukatoret zoja Zijavere Beqiri dhe zoja Mirvete Hoxha, se si e mirëpritën parashkollorët lajmin e shëtitjes së lirë me tren;
“Ishte një gëzim me një bërtimë të hareshme. Me padurim pritnin çastet e nisjes.Me të vërtetë ishte një kënaqësi e veqant për fëmijët, nga të cilët për shumicën prej tyre ishte hera e parë e shëtitjes me tren, gjithashtu ne si edukatore ishim shumë të kënaqura kur i shiqonim fëmijët ashtu të hareshëm.Falenderojmë Hekurudhat e Kosovës që na mundësuan këtë udhëtim të lirë dhe pa pagesë “.

Protagonistja kryesore e kësaj shëtitjeje e cila edhe krijoi një atmosferë edhe më interesante ishte vogëlushja simpatike Rineta Emini, e cila festoi ditëlindjen e gjashtë, ku fëmijët këndonin, loznin duke i uruar Rinetës ditëlindjen. Gjithashtu në emër të stafit prezent të Hekurudhave të Kosovës edhe ne i uruam voglushes simpatike ditëlindjen e gjashtë duke përcjellur urimin me një këngë e cila u transmetua përmes mikrofonit.
Me të dëgjuar për muzeun e Hekurudhave të Kosovës, edukatoret shprehën dëshirën për vizite në muzeun brenda hapësirave të objektit të stacionit Fushë Kosovë.Emocionet sa vinin e u shtonin, ku parashkollorët patën rastin të marrin për së afërmi njohuritë elementare mbi komunikacionin hekurudhor.
Pak para përfundimit të kësaj shëtitje fëmijët u ndien të lirë që të përshkruajne përshtypjet e tyre të para gjatë këtij udhëtimi të lirë me tren, andaj intervistuam edhe dy nga parashkollorët;
Suitë Rasimi, pesë vjeçe – E kam kaluar shumë mirë. Më ka pëlqyer shëtitja me tren me qenëse është shëtitja ime e parë me tren në Kosovë. Treni duket aq i bukur, i gjatë, i ka lëvizjet shumë interesante. Nuk do ta harroj kur këtë shëtitje të lirë dhe shfrytëzojë rastin që të falenderoj përzemërsisht Hekurudhat e Kosovës për mundësinë e kësaj vozitje të lirë.
Behar Musliu, shtatë vjeçe – Është hera ime e parë e shëtitjes me tren. Ishte një kënaqësi e papërshkrueshme, shume interasnt duken peisazhet natyrore kur treni është në lëvizje. Më shumë më len përshtypjen lëvizja nëpër binarë e cila e mundëson të jemi të vetmit në komunikacion hahahaha…Falenderoj Hekurudhat e Kosovës për mundësinë e shëtitjes me tren.
Fëmijët në përgjithësi shprehën dëshirën e madhe që të kenë lëvizje të trenave të tillë edhe në komunën e tyre, në Gjilan.
Në shenjë falenderimi parashkollorërt e shkollës fillore “Selami Hallaqi” i dhuruan stafit prezent të Hekurudhave të Kosovës një dhurata të vogël modeste, duke dëshiruar që për një kohë të shkurtë të kenë edhe një tjetër mundësi të tilë.

