FËMIJËT FESTOJNË 1 QERSHORIN NË TREN TEK H. K.

 

Me rastin e Festës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Sh. A mbështesin kërkesën për shëtitje të lirë me tren nga Zj Lindita Dervisholli Prebreza – Koordinatore e të drejtave të njeriut dhe barazi gjinore nga Sektori I të Drejtave të Fëmijëve dhe në kuadër të projektit bashkëpunues kopshti i fëmijëve “Gëzimi Ynë” nga Prishtina, grupi joformal i grave në përbërje prej asambleve Komunale dhe shoqërisë civile në Kosovë.

Stacioni hekurudhorë Fushë Kosovë ka qenë pikë nisja e udhëtimit të lirë me tren për fëmijët të cilët me të hyrë në sallën e pritjes formuan në rresht trenin. Ata u mirëpritën nga Agjentja e Marketingut Zjsha. Enisa Hoti dhe Zyrtari për Informim Z. Afrim Kuleta të cilët i shoqëruan deri në stacionin hekurudhorë Prishtinë dhe anasjelltas.

Fëmijët ishin të veshur me maska të ndryshme dhe gjatë udhëtimit me tren demonstruan lojëra dhe këndonin këngë për fëmijë. Ky aktivitet u përcill edhe nga TV Klan.

Zj. Lindita Dervisholli Prebreza – Koordinatore e të drejtave të njeriut dhe barazi gjinore nga Sektori i të Drejtave të Fëmijëve dha një inervistë të shkurtër duke falënderuar fillimisht Hekurudhat e Kosovës Sh. A për mbështetjen e kërkesës së tyre.” Kjo shëtitje e Lirë me tren ishte njëra nga idetë tona të projektit bashkëpunues. Janë prezent gjithsej 55 fëmijë, 4 prind të cilët shoqërojnë fëmijët e tyre, edukatoret dhe pjesëmarrëset e projektit. Shoh se fëmijët janë të lumtur dhe e përjetojnë me kënaqësi festën e tyre në tren e cila besoj se do të mbetet kujtim i përjetshëm për ta”

ZJ.  Sherife Tërnava – Drejtoreshë e Kopshtit të Fëmijëve “Gëzimi Ynë”, citoi “kjo shëtitje e fëmijëve me tren vërehet se është njëra prej aktiviteteve e cila ia vlen të veçohet. Kur i njoftuam fëmijët për shëtitje të lirë me tren ata u gëzuan pa masë dhe e pritnin me padurim nisjen nga kopshti sepse në tren ka fëmijë prej të cilëve e përjetojnë për herë të parë udhëtimin me tren. Shpresojmë që të organizojmë më tepër udhëtime të tilla për fëmijët”.

Fëmijët në të vërtet përveç që kuptonin domethënien e kësaj dite ata dinin edhe t’i shprehnin emocionet e tyre. Vogëlushja shumë simpatike Ornela Brestrovci 6 vjeçe shprehet:  “për mua kjo ditë është e veçantë sepse sikur të gjithë fëmijët e botës ashtu edhe ne e presim me padurim këtë festë. Këtë vit e kemi festuar më së miri sepse jemi në tren me të gjithë shoqet dhe shokët, pasi që unë jam udhëtare e rregullt me tren sepse udhëtoj rregullisht me tren për vizite te gjyshja ime në Ferizaj. Falënderojë përzemërsisht Hekurudhat e Kosovës Sh. A  për këtë mundësi”.

Me të përfunduar shëtitja me tren fëmijët të rreshtuar në formë të trenit u larguan nga stacioni hekurudhorë Fushë Kosovë me përshëndetje të ngrohta, me këngë dhe me kënaqësi të papërshkrueshme.