SHETITJA E FEMIJVE TË QERDHES “RONA” ME TREN

 

Me datën 09.06.2011 Hekurudhat e Kosovës organizuan shëtitjen me tren për fëmijët e Qerdhes “Rona” – Prishtinë. Udhëtimi është realizuar në relacionin Prishtinë – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Sikurse edhe herave tjera kur hekurudhat kanë organizuar shëtitjet me trenë për fëmijë edhe kësaj here këta fëmijë të këtij Institucioni përjetuan kënaqësin e udhëtimit me tren.

Pas vendosjes në trenin motorik fëmijët me kurreshtje filluan udhëtimin dhe përgjatë kësaj rruge të kënaqur që për heren e pare po përjetojnë udhëtimin me tren vështronin me kurreshtje rrugëtimin e trenit motorik.

Shëtitja e fëmijëve me tren ka qenë një kënaqësi shumë e madhe edhe për 34 fëmijët e Qerdhes “Rona”,  personi mbikqyres – udhëheqëse e këtij grupi të fëmijëve ka qenë Elmie Meqa,  ajo eshte shprehur shumë e kënaqur gjatë shëtitjes dhe fëmijet ishin shumë të lumtur dhe gjatë gjithë kohës ata kanë kenduar, kemi përshkruar rrugën Fushë Kosovë – Prishtine. Perfaqsusja e Qerdhes ’Rona’, Znj Elmie Meqa dhe fëmijët  kanë treguar se e preferojnë shumë udhëtimin me tren dhe falënderojë përzemërsisht Hekurudhat e Kosovës Sh. A  për këtë mundësi që Hekurudha e Kosovës  ua ka mundësuar.

Pas përfundimit të udhëtimit fëmijët e kënaqur falenderuan hekurudhën për përjetimin e bukur nga ky udhëtim dhe shprehen dëshirën që edhe rasteve tjera me kënaqësi do të udhëtojnë me tren.