Aktivitetet që kryhen brenda sektorit të mirëmbajtjes

 

Në kuadër të këtij sektori kryhen këto shërbime:

-Mirëmbajtja permanente e vijave HK
-Mirëmbajtja e shtresës së ulët ( bëhet intervenimi në raste të dëmtimit të trupit të hekurudhës).
-Mirëmbajtja e shtresës së lartë – këtu përfshin të gjitha punët që kanë të bëjnë me shtresën e l-artë siç janë: ndërrimi i shinave, i traversave, i ndërrueseve dhe materialit të imët për binar, si dhe bëhet kontrolla dhe matja e ndërrueseve dhe e shinave.
-Mirëmbajtja dhe rregullimi me makinë i gjeometrisë së binarit ( këto punë i bënë shërbimi i mekanizimit)
-Mirëmbajtja e objekteve të HK si dhe mirëmbajtja e nxehjes qendrore të lokaleve të HK
-Ndërtimi i binarëve Industrial 

PAJISJET DHE MAKINERIA E HK

Në kuadër të sektorit të mirëmbajtjeve të vijave hekurudhore për momentin janë në posedim këto pajisje:

Të gjitha pajisjet  e vogla për punët në binarë (pajisja për prerjet e shinës, shpuarjen e shinës, shpuarjen e traversave, për shtrëngim dhe lirimin e bulonave, për drejtimin e shinës në gjatësi të vogla) ndërsa pajisjet e makinerisë që me to operon shërbimi i mekanizimit ka në posedim këto makina: Plaser SSP-103, Plaser 08-16, plaser 07-16, ekskavator T-4300, motor i rëndë Robell Nr. 5417 si dhe 8 motorë të lehtë (drezina) hekurudhore. Të gjitha këto pajisje janë për mirëmbajtjen e vijave hekurudhore