Mirëmbajtja e linjave (PMVH)
Sektori Për Mirëmbajtjen e Vijave Hekurudhore
Në kuadër të këtij sektori momentalisht janë të përfshira 3 shërbime:
a) Shërbimi i Mirëmbajtjes së Vijave Hekurudhore – ( duke përfshirë shtresën e ulët dhe atë të lartë ) ku në këtë shërbim janë të inkorporuar 4 njësi punuese të cilat janë:
- Njësia e Fushë Kosovës;
– Njësia e Kaçanikut;
– Njësia e Klinës; dhe
- Njësia e Leposaviqit.
b) Shërbimi i Mekanizimit, dhe
c) Shërbimi i Mirëmbajtjes së Objekteve dhe Nxehjes Qendrore.
Në këtë Sektor gjatë periudhës janar – qershor 2008 janë kryer punë me rëndësi të cilat në koordinim me punët në sektorët tjerë kanë bërë që hekurudha të vazhdoj ngritjen e sajë, ndër të tjera janë kryer edhe këto punë: pastrimi i akullit dhe borës nëpër vendkalime, ndërruese dhe tunele; ndezja e nxehjes qendrore si dhe përcjellja e punës së saj gjatë sezonit të dimrit; kontrollimi teknik i ndërrueseve: pastrimi i kanaleve ujë përcjellëse; vendosja e lidhëseve në binarin industrial të Graçanicës; pastrimi i profilit ( prerja e bimëve dhe barojave pranë hekurudhës ); gëlqerosja e zyrës së KFOR-it; rregullimi i gjeometrisë së binarit me makinën Plaser; lyerja dhe përpunimi i bulonave në binar; ndërrimi i traversave në binar dhe ndërruese; saldimi aluminotermitë i shinave; riparimi dhe ngjyrosja e rrethojës në hapësirën e gjelbëruar; rregullimi i logos para drejtorisë; rregullimi i makinës Plaser 07-16; tharja e barit në hekurudhë.
Në Shërbimin e Komunikacionit që nga Janari 2008 janë organizuar pastrimet e përgjithshme nëpër stacionet hekurudhore dhe ambientet përreth tyre, në stacionin e udhëtarëve të Fushë Kosovës është bërë pastrimi i afër 1000 m2 të fasadës me gurë të mermerit, në kuadër të këtij stacioni është bërë pastrimi i hapësirës në drejtim të depove ku janë hequr afër 110 kamionë me mbeturina, e ku pastaj janë hedhur afër 80 kamionë me dhe i cili pastaj është rrafshuar dhe mbjellë me barë. Gjithashtu edhe hapësira përpara dhe përreth objektit të OHT-së së mëparshme është pastruar dhe është mbjellë me barë dhe fidane dekorative. Në përfundim e sipër është edhe pastrimi i mbulojave të plastikës në këtë stacion si dhe ngjyrosja e shtyllave prej metali.
Me angazhimin maksimal të punëtorëve të këtij shërbimi tani stacioni i udhëtarëve në Fushë Kosovë ka marrë një pamje krejtësisht tjetër dhe pasqyron zhvillimet e mbara të Hekurudhave të Kosovës e që nuk mbetet pa u vërejtur edhe nga udhëtarët dhe kalimtarët e rastit duke shprehur komplimentet e tyre për këtë punë.

