Ndërtimi i objekteve me karakter montues
Hekurudha lejon ndërtimin e objekteve montues me karakter të përkohshëm në tokën e vet sipas kërkesës së qiramarrësit në bazë të pëlqimit paraprak si vijon:
-
Objekt i destinuar për zyrë apo lokal afarist të ndërtuar nga vet shfrytëzuesi në pronësi të Hekurudhës,
-
Objekt i mbyllur të ndërtuar nga vet shfrytëzuesi në pronën e hekurudhës
-
Objekt i hapur të ndërtuar nga vet shfrytëzuesi në pronën e hekurudhës.
-
Ngastër të hapur- tokë.
Para se të jepet toka me qira kjo duhet të aprovohet nga ana e Komisionit tekniko profesional për patundshmëri për të siguruar se aktiviteti i planifikuar dhe ndërtimi i objektit montues në tokën e hapur nuk do të jetë në konflikt me aktivitetet e Hekurudhës e sipas kërkesës së qiramarrësit jepet pëlqimi paraprak e që është kusht për të marrë pëlqimin definitiv. Është e ndaluar që të ndërtohen objektet me material të fortë në tokën e hekurudhës pa u konsultuar me Drejtoratin për planifikim hapësinor gjegjësisht pa u marr pëlqimi me shkrim i organit kompetent të zonës kadastrale.