Objektet e hekurudhës
Hekurudhat e Kosovës në Fushë Kosovë administrojnë tokën si dhe infrastrukturën hekurudhore në tërë territorin e Kosovës në ato vende ku janë stacionet dhe ku shtrihen binarët hekurudhor –vijat hekurudhore.
Qëllimi i Hekurudhave të Kosovës është që të japin me qira objektet e hekurudhës të cilat nuk i përdorin për nevojat e veta zyrtare si dhe të japin tokën për shfrytëzim qiramarrësve sipas kërkesave të tyre;
Hekurudhat e Kosovës japin me qira objektet e veta hekurudhore ekzistuese dhe mundësojnë ndërtimin e objekteve me karakter montues.
Objektet Ekzistuese të Hekurudhës
-
Objekte të hekurudhës të destinuara për zyre apo lokal afarist
-
Objekte të hekurudhës të destinuara për depo të mbyllura,
-
Objekte të hekurudhës të destinuara për depo te hapura
-
Ngastër të hapur- tokë.
Për objekte të hekurudhës nëse qiramarrësi e adapton ose e meremeton, këtë e bënë me mjete të veta (vetanake) me kërkesë me shkrim drejtuar hekurudhës si dhe marrjen e pëlqimit nga sektori kompetent në hekurudhë por pa e ndryshuar konstruksionin e objektit si dhe të mos e rrezikoj objektin në aspektin teknik të ndërtimtarisë ku kërkohet edhe mendimi i inxhinierit të ndërtimtarisë.