Hekurudhat e Kosovës në Fushë Kosovë me një ceremoni rasti bën pranim - dorëzimin e tre vagonëve të udhëtarëve dhuruar nga Hekurudhat Austriake
Me kërkesën e përgjegjësve të Institucionin parashkollor “Foleja Jonë” - Prishtinë, me datën 17.06.2011 Hekurudhat e Kosovës organizuan një tren ekskursion për nxënësit e këtij institucioni.
Me datën 09.06.2011 Hekurudhat e Kosovës organizuan shëtitjen me tren për fëmijët e Qerdhes “Rona” – Prishtinë. Udhëtimi është realizuar në relacionin Prishtinë – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.
Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Sh. A mbështeti kërkesën e Institucionit Parashkollor "Ardhmeria Jon" Ferizaj, për shëtitjen me tren nga Ferizaj e deri në Kaçanik.
Hekurudhat e Kosovës ShA janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të përgatitur punëtorët e saj lidhur më risitë në fusha të ndryshme të procesit të punës. Kësaj radhe Hekurudhat e Kosovës, përkatësisht sektori i resurseve njerëzore të saj, ka organizuar trajnim dyditor për punëtorët e HK-së. Ky trajnim ka të bëjë me mbrojtjen dhe sigurinë në punë dhe gjatë procesit të saj. Është fjala për një sektor shumë të rëndësishëm, atë të fushës së mbrojtjes nga zjarri.
Me rastin e Festës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Sh. A mbështesin kërkesën për shëtitje të lirë me tren nga Zj Lindita Dervisholli Prebreza – Koordinatore e të drejtave të njeriut dhe barazi gjinore nga Sektori I të Drejtave të Fëmijëve dhe në kuadër të projektit bashkëpunues kopshti i fëmijëve “Gëzimi Ynë” nga Prishtina, grupi joformal i grave në përbërje prej asambleve Komunale dhe shoqërisë civile në Kosovë
Me kërkesë të edukatoreve të institucionit parashkollorë të shkollës fillore “Selami Hallaqi” nga komuna e Gjilanit, Hekurudhat e Kosovës Sh.A mundësuan vizitën me tren në HK të 70 parashkollorëve me përcjellje të nënave të tyre dhe dy edukatoreve.
Me kërkesë të drejtorisë së shkollës fillore ‘‘Meto Bajraktari” në Prishtinë, Hekurudhat e Kosovës Sh.A, mundësuan vizitën me tren në HK të 250 nxënësve të klasave të katërta.
Hekurudhat e Kosovës në vazhdimësi kanë mbështetur aktivitete të ndryshme duke përfshirë ato humanitare, kulturore e sportive. Kësaj radhe një mbështetje i është dhënë festivalit gjithëkombëtar Revista e Folklorit Burimor Shqiptar “Drenasi 2010" i organizuar nga Ministria e Kulturës, rinisë dhe sportit, Komunës së Drenasit dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Me datën 19.08.2010 Hekurudhat e Kosovës Sh. A i vizitoi komandanti i KFOR-it për transport BG Hans-Joachim Fischer JLSG.
  
Page 1 of 0