Reth Nesh
Misioni
Misioni i Hekurudhave të Kosovës është që të operoj rrjetin hekurudhor të Kosovës, ti rris dhe mirëmbajë vijat hekurudhore për operim (shërbime për transportin e mallrave dhe sipas mundësive edhe për pasagjerë) bazuar në standardet e Unionit Evropian.
Vizioni
Ne dëshirojmë që transportin hekurudhorë ta bëjmë transportin më të preferuar modern në këto vija relevante, siç vijojnë:
Shërbime Kargo (transportin e mallrave) në regjion dhe internacional
Shërbime publike për pasagjer në trafikun lokal dhe regjional
Të jemi operator udhëheqës të kontejnerëve në Kosovë
Të operojmë dhe të mirëmbajmë në baza komerciale
Çelësi i suksesit
Suksesi i Hekurudhave të Kosovës do të është të krijojnë dobi për shoqërinë Kosovare. Hekurudhat e Kosovës me shërbimet e qëndrueshme duhet të bazohen në angazhimet dhe udhëheqjen e punonjësve kompetent, infrastrukturës efecientë dhe me ofrimin e shërbimeve të pritura nga Kosova. Hekurudhat e Kosovës janë krenare që janë operator të vetëm të Ndërmarrjeve Publike në tërë Kosovën me staf multietnik, klientë multietnik, dhe me qasje të plotë në pronën tonë.