Tërheqja dhe punëtoria

 

Tërheqja

Hekurudhat e Kosovës aktualisht operojnë me nëntë lokomotiva, ku shtatë nga ato janë për transportimin e mallrave në linjat hekurudhore Fushë Kosovë – Elez Han, Fushë Kosovë – Leshak,  Fushë Kosovë – Pejë dhe Fushë Kosovë – Bardhosh. Kurse dy lokomotiva tjera janë në operim të trenave të udhëtarëve në relacionet Elez Han – Fushë Kosovë – Leshak dhe Prishtinë – Shkup. Po ashtu HK disponon edhe dy trena motorik për transport të udhëtarëve në relacionin Fushë Kosovë – Graçanicë.

Tre lokomotiva janë të prodhimit Amerikan të General Motorit me kapacitet të fuqisë prej 1800 Kf me vitin e prodhimit 1966. Një lokomotivë është e prodhimit Gjerman VOSSLOH me kapacitet tërheqës prej 2230 Kf, viti i prodhimit 2005. Dy lokomotiva tjera janë të prodhimit Norvegjez, kapaciteti i tyre është 1775 Kf, viti i prodhimit 1960.

Punëtoria

Hekurudha e Kosovës disponon punëtoritë e mirëmbajtjes së lokomotivave dhe punëtorinë e mirëmbajtjes së vagonëve.
Punëtoria e mirëmbajtjes së lokomotivave bënë mirëmbajtjen dhe riparimin e lokomotivave të HK-s, bënë servisimet ditore, kontrollimet mujore si dhe riparimet tjera sipas nevoje. Kjo punëtori disponon 5 binarë për riparimin e lokomotivave dhe dy vinça ngritës prej 5 dhe 10 tonësh.

Punëtoria e mirëmbajtjes së vagonëve bënë mirëmbajtjen dhe riparimin e vagonëve të udhëtarëve dhe mallrave.
Po ashtu kjo punëtori posedon tornon më të mirë në rajon për gdhendjen e rrotave të lokomotivave dhe vagonëve me mundësi të gdhendjes së 12 boshteve për 24 orë.