Transporti i mallrave
Llojet e transportit te mallrave
Hekurudhat e Kosovës ju ofrojnë mundësinë që në mënyrën sa më të shpejtë të gjeni zgjidhje për nevojat e juaja për transport, kurse qëllimi ynë është që përmes asortimanit tonë të shërbimeve, çmimit dhe distribuimit t’u ofrohemi juve.
Bartësi kryesor i të gjitha aktiviteteve për transport të mallrave nëpër Hekurudhat e Kosovës në kuptimin e organizmit të transportit dhe transportit komercial është Divizioni Komercial i HK.
Aktivitete e saja ky Divizion i drejton në kryerjen e transportit duke i kënaqur nevojat e dyanshme, si për shfrytëzuesin e shërbimeve të transportit ashtu edhe për mënyrën racionale të funksionimit të Hekurudhave të Kosovës.
Transporti konvencional
Transporti konvencional përfshin transportin e dërgesave vagonore në transportin vendor dhe ate ndërkombëtar. Transporti i dërgesave vagonore është paraparë si shërbim i cili i dedikohet tregut me sasi më të mëdha të mallrave, siç janë mallrat e shpërndara (shkapërderdhura), kemikaljet, prodhimet apo gjysmë prodhime e industrisë metalurgjike dhe ndërtimore, mallrat e paletizuara etj. Me kushte të veçanta të transportit, transporti konvencional përfshin edhe dërgesat e jashtëzakonshme.
Për transport të tillë ofrohen vagonë të llojeve të ndryshëm, dhe ate të hapur dhe të mbyllur, vagonë me konstruksion të veçantë, plato-vagonë, cisterna etj.
Transporti konvencional realizohet me trena ndërkombëtar (EUC trenat), trenat e shpejt transportues me regjim transporti B, trenat direkt transportues dhe atë në grupe, trenat qarkor dhe trenat industrial transportues.
Transporti i kombinuar
Me transportin e kombinuar nënkuptojmë njësit e posaçme transportuese në komunikacion me së paku dy degë qarkulluese, ku në vendtakimet e komunikacioneve me degë të ndryshme nuk manipulohet me mallin.
Transporti i kombinuar shikuar si tërësi bashkon përparësitë e qarkullimit hekurudhor dhe atij rrugor. Detyra kryesore është orientimi i transportit rrugor në atë hekurudhor në mënyrë të lirimit dhe zvogëlimin e mbingarkesës rrugore, zvogëlimin e fatkeqësive, kursimin e derivateve, shfrytëzimin sa më racional të hapësirës, zvogëlimin e ndotjes së ambientit si dhe zvogëlimin e zhurmës. Në vendtakimet e degëve të ndryshme qarkulluese njësit transportuese nga njeri në tjetrin transport kryhet përmes pajisjeve moderne.
Transporti i kombinuar bazohet në bashkëpunimin në mes të partnerëve të ndryshëm në zinxhirin logjistik si; organizatat hekurudhore transportuese, operuesve vendor dhe ndërkombëtar qarkullues, organizatave shpedituese, organizatave transportuese rrugore, anije transportuesve, prodhuesve industrial, agjentëve detar, organizatave limanore si dhe terminaleve të kontanjerave.
Bazuar në mundësit e veta transporti i kombinuar sjell:
* Përfitimin e organizatave, që është parimi dhe themeli i veprimtarisë.
* Me vendosjen e sigurisë, shpejtësisë, besimit dhe përfitimit, transporti zinxhirorë kënaq kërkesat e shfrytëzuesve të transportit.
* Me zvogëlimin e ndotjes së ambientit, zvogëlimin e zhurmës, kursimin e energjisë si dhe zvogëlimin e shpenzimeve ekstreme që shkakton ndërrimi i veprimtarisë i përshtatet interesave të gjithëmbarshme shoqërore.
Transportimi i kamionit me rimorkio apo gjysmë rimorkio kryhet me anë të vagonëve të ulët, automjetet tërheqëse nuk ndahen por transportohen si tërësi gjersa vozitësit transportohen në vagonët e posaçëm të destinuar për transportimin e udhëtarëve, dhe at zakonisht në vagonët e fjetjes.
Terminali për kontejner
Terminali hekurudhor i mallrave në Miradi pranon dhe përcjell mallin për komunikacion hekurudhor dhe rrugor. Në të vërtet ai mund të merret si vazhdim i transportit hekurudhor për arsye se mundëson dërgimin e mallit në adresën tuaj përmes transportit rrugor në rrugë sa më të shkurtër të transportit rrugor. Terminali për ngarkim – shkarkim të mallit me hekurudhë ndodhet në stacionin transportues në Miradi dhe me te udhëheqin Hekurudhat e Kosovës.
Më tepër informacione mundë të gjeni në faqen e Terminalit.