Llojet e transportit të mallrave
Llojet e transportit të mallrave
Hekurudhat e Kosovës ju ofrojnë mundësinë që në mënyrën sa më të shpejtë të gjeni zgjidhje për nevojat e juaja për transport, kurse qëllimi ynë është që përmes asortimanit tonë të shërbimeve, çmimit dhe distribuimit t’u ofrohemi juve.
Bartësi kryesor i të gjitha aktiviteteve për transport të mallrave nëpër Hekurudhat e Kosovës në kuptimin e organizmit të transportit dhe transportit komercial është Divizioni Komercial i HK.
Aktivitetet e saja ky Divizion i drejton në kryerjen e transportit duke i kënaqur nevojat e dyanshme, si për shfrytëzuesin e shërbimeve të transportit ashtu edhe për mënyrën racionale të funksionimit të Hekurudhave të Kosovës.
Transporti konvencional Për transport të tillë ofrohen vagonë të llojeve të ndryshëm, dhe ate të hapur dhe të mbyllur, vagonë me konstruksion të veçantë, plato-vagonë, cisterna etj.
Transporti konvencional përfshin transportin e dërgesave vagonore në transportin vendor dhe ate ndërkombëtar. Transporti i dërgesave vagonore është paraparë si shërbim i cili i dedikohet tregut me sasi më të mëdha të mallrave, siç janë mallrat e shpërndara (shkapërderdhura), kemikaljet, prodhimet apo gjysmë prodhime e industrisë metalurgjike dhe ndërtimore, mallrat e paletizuara etj. Me kushte të veçanta të transportit, transporti konvencional përfshin edhe dërgesat e jashtëzakonshme.
Transporti konvencional realizohet me trena ndërkombëtar (EUC trenat), trenat e shpejt transportues me regjim transporti B, trenat direkt transportues dhe atë në grupe, trenat qarkor dhe trenat industrial transportues.
Transporti i kombinuar
Me transportin e kombinuar nënkuptojmë njësit e posaçme transportuese në komunikacion me së paku dy degë qarkulluese, ku në vendtakimet e komunikacioneve me degë të ndryshme nuk manipulohet me mallin.
Transporti i kombinuar shikuar si tërësi bashkon përparësitë e qarkullimit hekurudhor dhe atij rrugor. Detyra kryesore është orientimi i transportit rrugor në atë hekurudhor në mënyrë të lirimit dhe zvogëlimin e mbingarkesës rrugore, zvogëlimin e fatkeqësive, kursimin e derivateve, shfrytëzimin sa më racional të hapësirës, zvogëlimin e ndotjes së ambientit si dhe zvogëlimin e zhurmës. Në vendtakimet e degëve të ndryshme qarkulluese njësit transportuese nga njeri në tjetrin transport kryhet përmes pajisjeve moderne.
Transporti i kombinuar bazohet në bashkëpunimin në mes të partnerëve të ndryshëm në zinxhirin logjistik si; organizatat hekurudhore transportuese, operuesve vendor dhe ndërkombëtar qarkullues, organizatave shpedituese, organizatave transportuese rrugore, anije transportuesve, prodhuesve industrial, agjentëve detar, organizatave limanore si dhe terminaleve të kontanjerave.
Bazuar në mundësit e veta transporti i kombinuar sjell;
* Përfitimin e organizatave, që është parimi dhe themeli i veprimtarisë.
* Me vendosjen e sigurisë, shpejtësisë, besimit dhe përfitimit, transporti zinxhirorë kënaq kërkesat e shfrytëzuesve të transportit.
* Me zvogëlimin e ndotjes së ambientit, zvogëlimin e zhurmës, kursimin e energjisë si dhe zvogëlimin e shpenzimeve ekstreme që shkakton ndërrimi i veprimtarisë i përshtatet interesave të gjithëmbarshme shoqërore.
Transportimi i kamionit me rimorkio apo gjysmë rimorkio kryhet me anë të vagonëve të ulët, automjetet tërheqëse nuk ndahen por transportohen si tërësi gjersa vozitësit transportohen në vagonët e posaçëm të destinuar për transportimin e udhëtarëve, dhe at zakonisht në vagonët e fjetjes.
Terminali për kontejner
Terminali hekurudhor i mallrave në Miradi pranon dhe përcjell mallin për komunikacion hekurudhor dhe rrugor. Në të vërtet ai mund të merret si vazhdim i transportit hekurudhor për arsye se mundëson dërgimin e mallit në adresën tuaj përmes transportit rrugor në rrugë sa më të shkurtër të transportit rrugor. Terminali për ngarkim – shkarkim të mallit me hekurudhë ndodhet në stacionin transportues në Miradi dhe me te udhëheqin Hekurudhat e Kosovës.
Më tepër informacione mundë të gjeni në faqen e Terminalit.