Përgaditja e dërgesës



Njoftimi i bartjes

Ju lutemi që transportin e planifikuar ta lajmëroni me kohë, në mënyrë që të ndërmarrim të gjitha punët e duhura për ta realizuar atë transport. Nëse keni marrëveshje – kontratë me ne për kushte dhe dinamikë të posaçme të transportit atëherë duhet që vetëm në rast se nuk veprohet sipas marrëveshjes – kontratës të na njoftoni. 

Porosia e vagonëve

Vagonët për ngarkim i porositë dërguesi në formularin e porosisë vagonore në stacionin përcjellës, varësisht nga lloji, pesha dhe madhësia e dërgesës të cilën duhet ta dorëzojë në transport dhe të cilën e ngarkon vetë.

Sipas rregullit, vagonët porositen më së voni 2-3 ditë më herët nga ngarkimi i synuar, varësisht nga lloji i vagonit që dëshiron (të rëndomtë apo special). Hekurudha do të pranojë edhe porosinë e jashtëzakonshme të vagonit, për të njëjtën apo ditën e ardhshme, nëse ka në disponim vagonë gjegjës.

Nëse hekurudha pranon porosinë, vlen rregulli që dërguesit të dërgojnë vagon të rregullt gjegjës të konstruksionit dhe vend gjetjes në vend ku ngarkimi është i mundshëm në mënyrë që i tërë malli i cili me porosi është lajmëruar në mënyrën më të volitshme mund të ngarkohet dhe bartet, e vagonët të shfrytëzohen sa më mirë në rrugën transportuese duke marrë parasysh kufirin e ngarkimit të tyre.sa më mirë në rrugën transportuese duke marrë parasysh kufirin e ngarkimit të tyre.

Ngarkimi i dërgesave

Gjërat e përgatitura për transportim duhet të jenë të paketuara ashtu që në kohën e transportit mund të ruhen nga humbja e plotë apo e pjesërishme apo dëmtimi dhe të pengohet sjellja e dëmit hekurudhës apo personave tjerë.

Gjatë ngarkimit të vagonit duhet pasur kujdes të posaçëm që gjërat të jenë ashtu të ngarkuara që mos të rrezikojnë sigurinë e komunikacionit.

Shfrytëzuesi i transportit – dërguesi, vetë ngarkon dërgesën vagonore, lëndët me madhësi të jashtëzakonshme, të paketuara, kafshët e gjalla, si dhe lëndët e dërgesave dengore të cilat sipas një cope janë më të rënda se 500 kg. gjen mjet për sigurim dhe përforcim të barrës për sigurim nga lëkundja gjatë transportit dhe përgjigjet për dëmin e bërë transportuesit me ngarkimin jo të drejtë të gjërave.

Dispozitat të cilat vlejnë për ngarkimin e gjërave janë të obligueshme të zbatohen në çdo rast, pa marrë parasysh në atë se a i ngarkon hekurudha apo shfrytëzuesi i transportit