Terminali hekurudhor i mallrave



TERMINALI

Është ndërtuar në atë mënyrë që të mund ti pranoj të gjitha llojet e dërgesave të mallrave konvencionale dhe atyre të kontejnerëve duke i deponuar kontejnerët 20’ dhe 40’ FT (feet) si dhe përgatitjen e tyre për dërgimin e tyre deri te depotë e porositësit të mallit. Pesha ngritëse e kranit është 40 ton, lartësia e ngritjes 9m përkatësisht 5 nivele. Hapësira e terminalit është 5250 m2 me mundësi zgjerimi deri në 9000m2. Gjatësia e fushës operative është 200m.

Për ruajtjen e frigo kontejnerëve janë siguruar 4 kyçje. Ngarkimi dhe shkarkimi në/nga kontejnerët bëhet në hapësirë të hapur/mbyllur varësisht nga manipulimi të cilin e kërkon malli.

Në terminalin e kontejnerëve kryhen shërbimet përcjellëse lidhur me riparimet e vogla dhe shërbimet higjienike të kontejnerëve (larja dhe pastrimi).

Duke pasur parasysh trendin botëror të rritjes së vëllimit të mallrave me kontejnerë, në përputhje me këtë jemi duke punuar në modernizimin e këtij terminali edhe me shërbimet tjera. 

SHËRBIMET E TERMINALIT

Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave konvencionale me paleta dhe pa paleta 5250 m2 vend i asfaltuar dhe i rrethuar po ashtu edhe operime me piruner
Ngarkimi dhe shkarkimi i kontejnerëve me gjatësi      prej 20 , dhe 40, dhe sënduk kontejnerë Ngarkuesi i kontejnerëve
Formalitetet doganore Shërbimi doganor përherë prezent në mes 12 dhe 14
Sigurimi i pandërprerë Kompania profesionale private e sigurimit që garanton siguri maksimale 
Shërbimi prej dere në derë në të gjitha pjesët e Kosovës E operuar nga nën kontraktorët me                                 përvojë
Asistimi me  fuqi punëtore                            Punëtor të besueshëm dhe me përvojë                                         
Shkarkimi i derivateve prej trenit në kamionë Në bashkëpunim me nënkontraktuesit i përdorur pajisjet e tyre brenda terminalit hekurudhor
Parking për automjete dhe restorante 1000 m2 vend parking dhe i siguruar

PËRPARSITË E SHËRBIMEVE TË KONTEJNERVE

Shfrytëzuesit e shërbimeve kanë llogari mjaft të mëdha praktike dhe ekonomike nga transporti i mallrave me kontejner. Kjo në mes tjerash shfaqet përmes:

- krijimit të zinxhirit të pandërprerë të transportit prej prodhuesit deri te konsumatori i mallrave të ndryshme,
- racionalitetit të komunikacionit të brendshëm dhe të jashtëm,
- shkurtimit të kohës së transportit,
- krijimit të depos së përkohshme të gjërave,
- zvogëlimit të të dhënave për paketimin e gjërave,
- kursimit në material  dhe në fuqi punëtore etj,

Veçmas ka përparësi të mëdha në transportin e gjërave të shkapërderdhura në kontejner ( xehes, çimentos, drithit etj. ). Me këtë eliminohet ngarkimi i detyrueshëm klasik, shkurtohet koha e ngarkimit shkarkimit prej një në mjetin tjetër transportues.

Me blerjen e kontejnerëve gjegjës hekurudha ofron mundësi që me te të transportohen të gjitha gjërat.

LLOJET DHE DIMENZIONET E KONTEJNERVE

Lloji     Pesha maksimale për ngarkesë  (kg) Gjatësia (këmbëza) Gjatësia (mm) Gjerësia  (këmbëza) Gjerësia (mm) Lartësia  (këmbëza) Lartësia  (mm)
1 AA 30.480 40′ 12.192 8′ 2.438 9’6” 2.891
1A 30.480 40′ 12.192 8′ 2.438 8′ 2.438
1 B 25.400 30′ 9.125 8′ 2.438 8′ 2.438
1 C 20.320 20′ 6.058 8′ 2.438 8′ 2.438