Transporti i udhëtarëve

 
Nga data 02 tetor 2007 Hekurudhat e Kosovës fillojnë me linjën e re të transportit të udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Pejë – Prishtinë. Jo vetëm kaq, por Hekurudhat e Kosovës (HK), po ashtu ofrojnë shërbimin e transportit të udhëtarëve  brenda dhe jashtë Kosovës.

Transporti i brendshëm

Për transport të brendshëm  HK-të i kanë këta trena të rregullt ditor:

Treni i Shpejt (IC) – i cili qarkullon çdo ditë në relacionin Pejë – Prishtinë – Pejë
Treni Lokal (TL)– i cili qarkullon çdo ditë në relacionin Pejë – Prishtinë – Pejë
Treni i Lëvizjes së Lirë (TLL) – në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë
Fushë Kosovë – Graçanicë – Fushë Kosovë , momentalisht kjo linjë nuk funksionon.

Transporti ndërkombëtar

Për transport ndërkombëtarë HK kanë një tren të rregullt të ashtuquajtur Treni i Shpejtë (IC) i cili qarkullon një herë në ditë në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë

LAJMËRIM-ORARI I RI I LËVIZJES SË TRENAVE