Shërbimet e rregullta të udhëtarëve
Nga data 02 tetor 2007 Hekurudhat e Kosovës fillojnë me linjën e re të transportit të udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Pejë – Prishtinë. Jo vetëm kaq, por Hekurudhat e Kosovës (HK), po ashtu ofrojnë shërbimin e transportit të udhëtarëve brenda dhe jashtë Kosovës.
Transporti i brendshëm
Për transport të brendshëm HK-të i kanë këta trena të rregullt ditor:
- Treni i Shpejt (IC) – i cili qarkullon çdo ditë në relacionin Pejë – Prishtinë – Pejë.
- Treni Lokal (TL) – i cili qarkullon çdo ditë në relacionin Pejë – Prishtinë – Pejë.
- Treni i Lëvizjes së Lirë (TLL) - në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë.
Transporti ndërkombëtar
Për transport ndërkombëtarë HK kanë një tren të rregullt të ashtuquajtur Treni i Shpejtë (IC) i cili qarkullon një herë në ditë në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë.