Sistemi i biletave
ÇMIMET DHE ZBRITJET
Hekurudhat e Kosovës nga data 02 Tetor 2007 fillon me sistemin e ri të biletave dhe me çmime shumë më të volitshme. Në vazhdim ju paraqesim çmimoren e relacioneve në formë tabelare për Trenin e Pejës dhe Trenin e Shkupit:
Çmimorja e rregullt e trenit të Pejës (TP)
| Çmimet e dhëna në Euro | Prishtinë | F.Kosovë | Bardh | Drenas | Klinë |
| Pejë | 3.00 | 2.80 | 2.50 | 2.20 | 0.80 |
| Klinë | 2.20 | 1.80 | 1.80 | 1.20 | |
| Drenas | 1.00 | 0.80 | 0.50 | ||
| Bardh | 0.50 | 0.30 | |||
| Fushë Kosovë | 0.30 | ||||
| Çmimet e dhëna në Euro | Prishtinë | Fushë Kosovë | Lypjan | Ferizaj | Kaçanik | Hani i Elezit |
| Shkup | 4.00 | 3.70 | 3.30 | 2.70 | 2.00 | 1.50 |
| Hani Elezit | 2.50 | 2.20 | 1.80 | 1.20 | 0.50 | |
| Kaçanik | 2.20 | 1.80 | 1.50 | 0.50 | ||
| Ferizaj | 1.50 | 1.20 | 0.80 | |||
| Lypjan | 0.50 | 0.50 | ||||
| Fushë Kosovë | 0.30 | |||||
Çmimi i biletave për Trenin e Lëvizjes së Lirë pa marrë parasysh relacionin kushton vetëm 0.50 Euro. Zbritjet Zbritje 20%- jepen për bileta kthyese.
Zbritje prej 20% gëzojnë të gjithë ata udhëtarë që nga stacioni që e fillojnë udhëtimin e deri në stacionin dedikues marrin biletë kthyese. Biletat kthyese merren vetëm nëpër stacione. Zbritje 50%- jepen për studentët, nxënësit, fëmijët dhe pensionistëtZbritje prej 50% gëzojnë të gjithë ata udhëtarë që janë nën moshën 12 vjeçare, student dhe nxënës dhe të moshuarit mbi 65 vjet – pensionistët. Për të realizuar zbritjet, udhëtari është i obliguar që me kërkesën e konduktorit, biletarit apo punëtorit të autorizuar për kontrollin e biletave të HK-së të dokumentoj me dokument përkatës të vlefshëm/valid se gëzon të drejtën në zbritje. Fëmijët nën moshën 4 vjeçare udhëtojnë pa pagesë. Këto bileta jepen nëpër stacione dhe në tren nga ana e konduktorit.
Të tjerë
Të drejtën e udhëtimit pa pagesë me tren në tërë territorin e Hekurudhave të Kosovës e gëzojnë fëmija deri në moshën 4 vjeçare të cilët nuk zënë ulëse të veçanta (ulen në prehrin e shoqëruesit).
Bileta një drejtimëshe – e cila përdoret vetëm për një udhëtim.
Bileta dy drejtimëshe – e cila përdoret si biletë kthyese.
Bileta me zbritje – e cila përdoret për student, nxënës dhe pensionistë.
Bileta mujore – përdoret për student, nxënës, punëtorë etj.
Hyrjet në stacione dhe në lokalet e dedikuara për udhëtarë iu lejohen të gjithë atyre të cilët kanë blerë biletat për të udhëtuar dhe të gjithë atyre të cilët mendojnë për të blerë bileta për të udhëtuar. Në tren mundë të hyjnë të gjithë personat të cilët kanë bileta të vlefshme të udhëtimit. Kontrata për udhëtim në mes të udhëtarit dhe hekurudhës është arritur në momentin kur udhëtari e ka blerë biletën e udhëtimit dhe ka paguar për te vlerën e caktuar për udhëtim. Bileta e udhëtimit është dëshmi mbi arritjen e marrëveshjes për udhëtim dhe i jep udhëtarit të drejtën në udhëtim me hekurudhë në afatin e caktuar, në relacionin e caktuar për klasin dhe llojin e trenit për të cilin është shënuar.
Biletat e udhëtimit i jep personi i autorizuar në tren (konduktori) dhe arka e udhëtarëve nëpër stacionet hekurudhore.
Blerja e biletave
Hyrja në tren i lejohet udhëtarit i cili posedon biletën e udhëtimit, vetëm atëherë kur ende nuk është dhënë shenja për nisjen e trenit.
Afati i vlefshmërisë së biletës së udhëtimit fillon të rrjedhë nga ora 00.01 e ditës së parë të afatit të vlefshmërisë i cili është i shënuar në biletën e udhëtimit. Udhëtimi duhet të kryhet me trenin i cili me rendin e udhëtimit arrin në stacionin më të afërm më së vonit deri në ora 24 e ditës së fundit të vlefshmërisë.
Me biletën e udhëtimit për udhëtim në një drejtim lejohet një ndërprerje e udhëtimit, ndërsa me biletën kthyese të udhëtimit lejohet një ndërprerje e udhëtimit në shkuarje dhe një në kthim, por në të dy rastet me vërtetimin e detyrueshëm në stacionin ku bëhet ndërprerja e udhëtimit (vërtetimi i ndërprerjes së udhëtimit kryhet menjëherë pas daljes nga treni, nga ana e shefit të stacionit apo e punëtorit përgjegjës).
Në qoftë se ndërprerja e udhëtimit nuk është vërtetuar, bileta e udhëtimit nuk do të vlej për të vazhduar udhëtimin, gjegjësisht te biletat kthyese të udhëtimit nuk vlen vetëm për udhëtimet në vazhdim në shkuarje. Me ndërprerjen e udhëtimit nuk vazhdohet afati i vlefshmërisë së biletës të udhëtimit.
Nga/në stacioni i Fushë Kosovës keni lidhje direkte për/nga Prishtina në çdo 10 minuta.
Gjësendet e gjetura dhe të humbura në trenat dhe stacionet e HK-së, mblidhen dhe ruhen në stacionin e Fushë Kosovës.
Mbledhja e gjësendeve bëhet gjatë ditëve të punës nga e hëna deri të premten.
Numri kontaktues është:038 536 329